Të hyrat e gjeneruara nga Ndërmarrjet Publike Qendrore (përfshirë edhe subvencionet nga qeveria) gjatë vitit 2023 ishin 342 milionë euro, rreth 122 milionë euro (26.3%) më pak krahasuar me vitin paraprak. Rënia 📉 buron kryesisht nga të hyrat më të ulëta të KEK-ut krahasuar me vitin 2022, për 114 milionë euro më pak, për shkak të rënies së ndjeshme të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe uljes së prodhimit në njësitë gjeneruese B1/B2.

Të dhënat e publikuara janë në kuadër të projektit CorrWatch “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP).