Një performancë dhe trend pozitiv në përmirësimin e performancës financiare vërehet tek Telekomi i Kosovës, e cila ndërmarrje ka shënuar një fitim prej 7 milionë eurove gjatë vitit 2023. Një ulje e ndjeshme e shpenzimeve tek kjo ndërmarrje vërehet veçmas tek kategoria e pagave. Po ashtu, për dallim nga disa ndërmarrje tjera, Telekomi nuk ka pranuar subvencione nga Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2023.

Ndërkaq, performancë më të dobët gjatë vitit 2023 kishte ndërmarrja Trepça, me rreth 5.4 milionë euro humbje. Vlenë të theksohet, se kjo ndërmarrje kishte përfituar edhe rreth 8.4 milionë euro si subvencione nga Qeveria e Kosovës në po atë vit.

Po ashtu, rënie e ndjeshme e fitimit gjatë vitit 2023 vërehet tek Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), që kryesisht vie si rezultat i rënies së vlerës së energjisë elektrike të eksportuar nga KEK. Por, niveli i fitimit vjetor të KEK në vitin 2023 është më i ulët edhe se në vitet e mëhershme.

Infografika më poshtë përmban detaje rreth performancës edhe të ndërmarrjeve tjera 👇

Të dhënat e publikuara janë në kuadër të projektit CorrWatch “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political StudiesInstituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP)