Analiza e mëposhtme paraqet ndarjen e buxhetit nga MBPZHR në kuadër të Programit për Zhvillim Rural, si dhe numrin e përfituesve në shtatë rajonet kryesore. Vlen të theksohet se aplikacionet për vitin 2023 janë ende në proces vlerësimi, ndërkaq thirrja për grante për vitin 2024 nuk është hapur ende.
Të dhënat e publikuara janë në kuadër të projektit CorrWatch “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP).