Ndonëse, Programi për Zhvillim Rural inkurajon aplikimet nga gjinia femërore duke ju siguruar më shumë pikë në procesin e vlerësimit, shifrat tregojnë se angazhimi i tyre në sektorin e bujqësisë është në rënie. Rikujtojmë që, sigurimi i barazisë gjinore dhe përfshirja e tyre në zhvillimin rural është një aspekt kritik për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Të dhënat e publikuara janë në kuadër të projektit CorrWatch “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP.