Skip to content

RRETH NESH

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP), me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë ka filluar zbatimin e projektit tre-vjeçar të titulluar: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”. Ky projekt do të fokusohet në pesë komponente të cilat përfshijnë procese të ndryshme të monitorimit:

  1. Rekrutimi në administratën publike;
  2. Prokurimi publik dhe menaxhimi i kontratave;
  3. Shpërndarja e granteve dhe subvencioneve;
  4. Dhënia e lejeve, licencave dhe tarifave;
  5. Performanca dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike.

Projekti ka qëllim kryesor që të ofrojë ekspertizë dhe mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike për t’i eliminuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore që mund të hasen, në mënyrë që të njëjtat t’i përmirësojnë ato dhe të vendosin praktika të mira.

RRETH NESH Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP), me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë ka filluar zbatimin e projektit tre-vjeçar të titulluar