Skip to content

CorrWatch: “Lejet Mjedisore dhe Ujore në Kosovë- Praktikat, sfidat dhe mundësitë”.

Me 12 dhe 13 tetor, CorrWatch ka organizuar punëtorinë dy-ditore me temën: “Lejet Mjedisore dhe Ujore në Kosovë- Praktikat, sfidat dhe mundësitë”.

Dita e dytë e punëtorisë kishte në fokus keqpërdorimet dhe shkeljet në mjedis me theks të veçantë në ndikimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në politikat mjedisore dhe parandalimi i tyre. Ndër të tjera, u diskutua edhe për rolin dhe sfidat e shoqërisë civile përgjatë monitorimit të këtyre lejeve.

Në punëtori morrën pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), komunat, shoqëria civile, mediat si dhe ekspertë të mjedisit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP.

ME SHUME: