Skip to content

Mbahet Forumi i tretë i avokimit me temën: “Për një sektor transparent dhe llogaridhënës të Lejeve Mjedisore dhe Lejeve Ujore”

Mbahet Forumi i trete i avokimit me temen Per nje sektor transparent dhe llogaridhenes te Lejeve Mjedisore dhe Lejeve Ujore

Konsorciumi i organizatave të Institute for Development Policy (INDEP), Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP në kuadër të projektit CorrWatch mbajtën Forumin e tretë të Avokimit për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve në fushën e dhënies së granteve dhe subvencioneve, si dhe për të identifikuar sfidat e sektorit të cilat do të shërbejnë më pas për monitorim të mirëfilltë. Projekti CorrWatch financohet nga British Embassy Pristina.

Forumi u moderua nga monitoruesja e projektit në INDEP, Laura Nushi, ndërsa fjalë rasti u dhanë nga Ema Pula koordinatore e projektit nga GLPS, si dhe Besart Zhuja, koordinator i projektit nga Instituti GAP. Pjesëmarrës të tjerë ishin përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore, Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave, Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit si dhe përfaqësues nga Drejtoritë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor nga Komuna e Prishtinës, Deçanit, Gjilanit, Lipjanit, Fushë Kosovës si dhe Gjakovës.

Qëllimi i këtyre Forumeve është rritja e transparencës ndërinstitucionale ku theks të veçantë do t’i kushtohet monitorimit të procesit të dhënies së Lejeve dhe Licensave duke identifikuar kështu disa nga sfidat e këtij sektori që lidhen me mungesën e kapaciteteve njerëzore të organeve ekzekutese, hartimi dhe miratimi i akteve nënligjiore si dhe harmonizimi i instituticioneve përkatëse të nivelit qendror dhe atij lokal.

ME SHUME: