Për të shënuar ditën dhe javën kundër korrupsionit, iniciativa CorrWatch e përbërë nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), me mbështetjen e British Embassy Pristina, ka organizuar konferencën me temën “Sinjalizimi: Një Shtyllë për Transparencën dhe Llogaridhënien”.
Konferenca u hap nga Sh.t z.Jonathan Hargreaves- Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe znj.Arbëresha Loxha Stublla- Drejtoreshë Ekzekutive, GLPS.
Në këtë konferencë, u prezantua aplikacioni mobil “CorrAlert” për sinjalizimin e rasteve në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ky aplikacion do t’u ofrojë zyrtarëve një platformë të thjeshtë dhe të sigurt për të raportuar abuzimet dhe shkeljet e mundshme, duke mundësuar një reagim më të shpejtë dhe efektiv nga autoritetet.
Në panelin e diskutimit morrën pjesë: z.Yll Buleshkaj- Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, z.Murat Mehmeti- Udhëheqës I Divizionit të Hetuesisë Tatimore në ATK, z.Naser Shamolli- Hulumtues i lartë, GLPS nën moderimin e znj.Njomza Arifi- Menaxhere e Programeve në GLPS.
#CorrWatch falenderon të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre!