Skip to content

REAGIM PUBLIK!

REAGIM PUBLIK CorrWatch.org

REAGIM PUBLIK 📣– Për zhvillimin e procedurave të kundërligjshme nga Ministria e Mbrojtjes për Furnizimin me Ushqim për Nevojat e FSK-së

Sipas CorrWatch, emergjenca e shkaktuar i atribuohet mosveprimeve dhe neglizhencës së MM. Nisur nga kjo konsiderojmë që MM duke zhvilluar procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u thirrur në emergjenca ekstreme, ka bërë shkelje të nenit 35 të LPP-së.

Përpos kësaj, CorrWatch, ka gjetur se MM gjatë negocimit të aktivitetit të fundit ka bërë edhe një varg shkeljesh të tjera. MM ka ftuar në negocim vetëm tre OE kështu duke bërë shkelje të nenit 7.1i cili parasheh se ”AK nuk do të ekzekutojë asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë te një ose më shume operatoreve ekonomik”. E dyta, me kontratë janë shpërblyer OE-të që nuk i kanë plotësuar kërkesat në dosjen e tenderit. Me 15 tetor, MM ka njoftuar se është anuluar ky aktivitet i prokurimit. Megjithatë, në bazë të të gjitha fakteve të shtjelluara më lartë shihet që MM ka dështuar në përmbushjen e obligimeve ligjore.

Përmes këtij reagimi, CorrWatch, i bënë thirrje institucionit në fjalë dhe të gjitha hallkave përgjegjëse që të reflektojnë mbi këto procedura të kundërligjshme.

Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: