Skip to content

Zbatimi dhe sfidat e Ligjit për Zyrtarët Publik në proceset e rekrutimit

Iniciativa CorrWatch ka organizuar një punëtori dy ditore me temën: “Zbatimi dhe sfidat e Ligjit për Zyrtarët Publik në proceset e rekrutimit”.

Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin udhëheqës të burimeve njerëzore nga institucione të ndryshme publike, Departamenti i Menaxhimit të Zyrtarëve Publik (DMZP) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe përfaqësues të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK). Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit diskutuan në detaje të gjitha fazat e rekrutimit në institucionet publike, me fokus të veçantë në sfidat që hasen në praktikë.

Qëllimi i punëtorisë ishte rritja e kapaciteteve të institucioneve publike, zbatimi efektiv i ligjit duke diskutuar mbi praktika të standardizuara dhe efikase për të ardhmen e rekrutimit në shërbimin civil dhe publik.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërine civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP).

ME SHUME: