Skip to content

REAGIM PUBLIK – Për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të pozitave drejtuese me Ushtrues DetyreREAGIM PUBLIK

Iniciativa CorrWatch* shpreh shqetësimin për vazhdimin e praktikës së mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues detyrës në administratën publike edhe pas tejkalimit ligjor. CorrWatch në vazhdimësi kareaguar lidhur me këtë praktikëdhe pasojat negative që është duke shkaktuar, por fatkeqësisht situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

Më 26 shtator 2024 janë bërë 1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zyrtarët Publik (LZP) dhe një shumicë e konsiderueshme e pozitave drejtuese (Sekretar të Përgjithshëm, Drejtor Departamenti dhe Udhëheqës i Divizionit) vazhdojnë të mbahen me ushtrues detyre edhe pse afati ligjor ka skaduar. LZP ka vendosur disa afate kohore sa i përket ushtruesve të detyrës ku ndër të tjera edhe maksimumin e ushtrimit të një pozitë që është 6+6 muaj apo 1 vit. Për ilustrim, nga gjithsej 16 ministri të Qeverisë (përfshirë Zyrën e Kryeministrit), 8 prej tyre funksionojnë me ushtrues detyre. Ndërsa sa i përket agjencive ekzekutive, 29 prej tyre janë me ushtrues detyre/zëvendësues.

Tejkalimi i këtij afati përveç që është paligjshmëri në vetvete prodhon edhe një pasojë tjetër juridike që është shpallja e paligjshme e çdo vendimi të marrë nga ushtruesi/ja i/e detyrës, pas kalimit të afatit 1 vjeçar siç përcaktohet nga vet LZP.

Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: