Iniciativa CorrWatch organizoi sot një tryezë diskutimi me temën “Bashkëpunimi ndërinstitucional për menaxhimin më efikas të borxheve në Ndërmarrjet Publike”. Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë të ndërmarrjeve publike lokale dhe rajonale nga sektori i ujit
dhe mbeturinave, si dhe përfaqësues nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).
Diskutimi u përqendrua në ndikimin që mund të ketë rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes ASHI dhe këtyre ndërmarrjeve publike, me fokus në integrimin e disa shërbimeve në platformën
e-Kosova dhe shfrytëzimin e mundësive që kjo platformë ofron për të rritur shkallën e inkasimit të borxheve. Gjatë tryezës, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike ndanë perspektivat e tyre mbi reformat e ndërmarra për të përmirësuar regjistrat e klientëve, sfidat që kanë hasur në këtë proces dhe më shumë.
Pjesëmarrësit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin, me synimin për të përmirësuar më tej proceset kyçe në këtë fushë.
Kjo tryezë është organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërine civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP).