Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë për mbyllje dhe mungesë të transparencës të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në proceset e rekrutimit për këto pozita të larta drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në kuadër të MINT, Sekretar i Përgjithshëm në MFPT, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore e Prokurimit (AQP).
Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.
Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.