Skip to content

REAGIM PUBLIK-Procesi i rekrutimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes karakterizohet me shkelje: CorrWatch kërkon monitorim të jashtëzakonshëm

CorrWatch gjatë monitorimit të këtij procesi ka identifikuar se është tejkaluar afati për mbajtjen e intervistave. Rregullorja (QRK) Nr. 05/2024 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, paragrafi 8 i nenit 10A thekson që “Pas vlerësimit të testimit me shkrim, vlerësimi i kandidatëve vazhdon me intervistën, e cila realizohet në mënyrë verbale e cila duhet të përfundojë më së voni pesëmbëdhjete (15) ditë pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim.” Ndërsa në këtë rast kishin kaluar 21 ditë nga mbajtja e testit me shkrim deri te intervistat.

CorrWatch ju bënë thirrje të gjitha institucioneve kompetente të marrin të gjitha veprimet e parapara ligjore. Në të njëjtën kohë ripërsërisim kërkesën tonë drejtuar KPMSHCK për monitorim të jashtëzakonshëm të procesit rekrutues, i cili realizohet në raste të shkeljeve ligjore në shërbimin civil në mënyrë që të rivendoset ligjshmëria.

Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: