Skip to content

REAGIM PUBLIK!

REAGIM PUBLIK CorrWatch.org

Të anulohet procesi i rekrutues për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil

Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin me zhvillimet e fundit rreth procesit rekrutues për pozitën e Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Në reagimin publik të datës 15 maj 2024, CorrWatch ka reaguar publikisht lidhur me shkeljet ligjore te identifikuara gjatë monitorimit të fazës së verifikimit te aplikacioneve, duke përfshirë në listën e ngushtë tre kandidatë që nuk i kishin plotësuar kriteret ligjore të përcaktuara me Ligjin për Zyrtarët Publik duke rekomanduar që të bëhet rishqyrtimi i procesit. Fatkeqësisht, AAC ka shpërfillur këto gjetje të bazuara, duke vazhduar me procedurën e rekrutimit për pozitën në fjalë.

Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: