Skip to content

“Menaxhimi i borxheve nga Ndërmarrjet Publike”

Nga data 22 deri më 24 maj u mbajt punëtoria dy ditore me Zyrtarët Kryesorë Financiarë dhe të Thesarit të Ndërmarrjeve Publike rajonale në sektorin e ujrave dhe menaxhimit të mbeturinave në Kosovë e titulluar “Menaxhimi i borxheve nga Ndërmarrjet Publike”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte trajtimi i problemeve financiare të Ndërmarrjeve Publike për nga aspekti i borxheve. Disbalanci i shtrirë ndër vite në mes të faturimit dhe inkasimit ka sjellë në grumbullimin e borxheve të mëdha, që po dëmtojnë performancën financiare të ndërmarrjeve. Diskutimet dhe shkëmbimi i përvojave në mes të zyrtarëve, si dhe udhëzimet e dhëna nga z. Lulzim Krasniqi, auditor ligjor patën për qëllim gjetjen e zgjidhjeve konkrete në aspektin e borxheve, fshirjen dhe provizionimin, menaxhimin e borxheve të këqija si në gjetjen e metodave për riprogramimin e tyre.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “𝙈𝙗𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙟𝙚 𝙥𝙚̈𝙧 𝙨𝙝𝙤𝙦𝙚̈𝙧𝙞𝙣𝙚̈ 𝙘𝙞𝙫𝙞𝙡𝙚 𝙥𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙧𝙧𝙞𝙩𝙪𝙧 𝙢𝙗𝙞𝙠𝙚̈𝙦𝙮𝙧𝙟𝙚𝙣 𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙡𝙡𝙤𝙜𝙖𝙧𝙞𝙙𝙝𝙚̈𝙣𝙞𝙚𝙣 𝙚 𝙞𝙣𝙨𝙩𝙞𝙩𝙪𝙘𝙞𝙤𝙣𝙚𝙫𝙚 𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙆𝙤𝙨𝙤𝙫𝙚̈𝙨” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP).

ME SHUME: