Iniciativa CorrWatch e përbërë nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), me mbështetjen e British Embassy Pristina, organizuan tryezën :“Sfidat në digjitalizimin e procesit të dhënies së granteve nga Ministria e Kuluturës Rinisë dhe Sportit (MKRS)”.
Temat që u diskutuan përgjatë kësaj tryeze ishin vështirësitë kryesore që shfaqen gjatë aplikimit për grante në MKRS, planet e qeverisë për digjitalizimin e procesit të granteve, si dhe strategjia e MKRS-së në aspektin e digjitalizimit.
#CorrWatch falenderon të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të vlefshëm!