Mbi paligjshmërinë e përbërjes së komisioneve të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese
Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë mbi praktikën e Qeverisë lidhur me themelimin e komisioneve të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese me anëtar që janë Ushtrues së Detyrës dhe jo me nëpunës ekzistues në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese siç kërkohet me Ligjin për Zyrtarët Publik, e që për pasojë i bën të paligjshme procedurat e rekrutimit për kategorinë e lartë drejtuese.
CorrWatch kërkon që Qeveria e Kosovës t’i anulojë këto vendime të cilat bien ndesh me kornizën ligjore të lartëcekur, dhe të evitojë në të ardhmën një praktikë të tillë qe dëmton në mënyrë direkte kredibilitetin e proceseve rekrutuese.
Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.
Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.