Konsorciumi i orgaizatave përbërë nga Group for Legal and Political Studies , Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) , në kuadër të projektit CorrWatch të mbështetur nga British Embassy Pristina mbajtën Forumin Avokues me temë: “Forumi për licencim transparent në sektorin e energjisë”.
Pjesëmarrës në forum ishin përfaqësues nga Zyra Rregullatorit për Energji, Komisioni i Pavarur për Miniera Minerale, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përfaqësues nga niveli komunal, nga sektori privat, si dhe përfaqësues nga Kompania për Distribuim me Energji Elektrike.
Në forum u diskutua lidhur me procedurat për licencim në sektorin e energjisë përfshirë identifikimin e sfidave dhe masave për parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme. Gjithashtu, u trajtua rëndësia e koordinimit dhe propozimit të zgjidhjeve të mundshme ndërinstitucionale, si dhe nevoja për hartimin dhe zbatimin e politikave për të rritur transparencën përmes digitalizimit të procedurave për aplikim.