Iniciativa CorrWatch e përbërë nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), me mbështetjen e British Embassy Pristina, organizuan Konferencën e Dytë vjetore: “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”.
Në këtë Konferencë, CorrWatch prezantoi të gjeturat e monitorimit një vjeçar (shkurt 2023-janar 2024) në 5 komponentët e projektit:
Rekrutimi i Pozitave në Institucionet Publike
Prokurimi Publik dhe Menaxhimi i Kontratave
Grantet dhe Subvencionet
Lejet, Licencat dhe Tarifat
Perfomanca dhe Menaxhimi i Ndërmarrjeve Publike
Konferenca tutje u nda në 4 panele të ndryshme tematike. Në panelin e parë, u diskutua mbi sfidat dhe praktikat e prokurimit publik në Kosovë. Paneli i dytë kishte në fokus reduktimin e barrës administrative nëpërmjet digjitalizimit të lejimeve dhe subvencionimeve. Ndërkaq paneli i tretë u fokusua te efekti i sistematizimit të vendeve të punës në performancën e ndërmarrjve publike. Paneli i fundit dhe i katërt kishte temë Ligjin e Ri për Zyrtarët publik ne aspektin e rekrutimit sa i përket perfomancës dhe meritokracisë.
#CorrWatch falenderon të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të vlefshëm!