Përshkak të papërgjegjësisë së Këshillit Shtetëror të Pranimit, anulohet konkursi për Sekretar të Përgjithshëm në MINT
Iniciativa CorrWatch, e themeluar nga konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përberë nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me anulimin e konkursit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që vie si pasojë absolute e papërgjegjshmërisë së Këshillit Shtetëror të Pranimit.
Kjo situatë bëhet edhe më serioze, përshkak se konkursi i njejtë është anuluar edhe tri herë të tjera rradhazi, dhe kjo është tentativa e katërt e dështuar. Në tri herët e para, anulimi erdhi si pasojë e numrit të aplikacioneve të pranuara, i cili ishte më i vogël nga ai që parashihet me ligj, apo numri i kandidatëve që plotësonin kriteret e konkursit ishte i vogël. Konkursi u publikua për herën e katërt në qershor të vitit të kaluar, dhe anipse numri i aplikacioneve ishte përmbushur, kësaj radhe papërgjegjshmëria e Këshillit Shtetëror të Pranimit dërgoi në anulim të konkursit.
Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.
Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.
