Për vendimin e drejtë të Bordit të Drejtorëve të “KRU Prishtina” për parandalimin e rritjes së pa arsyetuar të numrit të të punësuarve dhe pagave.
Inciativa CorrWatch, e themeluar nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), nga analizimi i dokumenteve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Prishtina” si dhe nga monitorimet e takimeve të Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, shpreh vlerësimin për profesionalizmin e treguar nga Bordi i Drejtorëve në aprovimin e planit të biznesit për vitin 2024 sipas praktikave të mira qeverisëse.
Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.
Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.