Skip to content

Padi për Konflikt Administrativ për të kontestuar Vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit

Organizatat paditëse Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), kanë paraqitur Padi për Konflikt Administrativ për të kontestuar Vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit për zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë. Në të njëjtën kohë, paditësit kanë paraqitur kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të kontestuar.

Paditësit konsiderojnë se vendimi për refuzimin e ankesës si të pabazuar nga bordi i OSHP-së dhe lënia në fuqi e vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP). MMPHI nënshkroi kontratat me operatorët ekonomik fitues përkundër faktit se ishin në dijeni se njëri nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në këtë aktivitet kishte paraqitur ankesë pranë OSHP-së. Ky veprim i MMPHI është në kundërshtim me nenin 112, pika 1 e LPP-së që përcakton që dorëzimi i ankesës obligon autoritetin kontraktues që automatikisht t’a pezullojë aktivitetin e prokurimit. Edhe pse OSHP e ka identifikuar këtë shkelje, e njëjta ka lënë në fuqi kontratën me arsyetimin se OSHP duhet të marrë për bazë pasojat e mundshme të veprimeve ose masave që mund të dëmtohen, duke përfshirë interesin publik.

Me shumë…

ME SHUME: