Skip to content

Shqetësime lidhur me hapjen e vonuar të aplikimit për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.

REAGIM PUBLIK Corrwatch ORG

Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP shprehin shqetësimin lidhur me hapjen e vonuar të aplikimit për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.

CorrWatch konisderon që hapja e vonuar për aplikim për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural, reflekton në mungesë të transparencës duke nxitur dyshime rreth mundësisë së keqpërdorimit të parasë publike, ushtrimin e veprimeve të paligjshme gjatë zbatimit të skemës mbështetëse në këtë sektor.

Përmes këtij reagimi publik, CorrWatch i rikujton MBPZHR-së peshën e detyrimeve ligjore dhe rëndësinë e zhvillimit rural të drejtë dhe transparent. Gjithashtu, CorrWatch thekson nevojën për përgjegjshmëri, reflektim dhe përmbushje të menjëhershme të obligimeve ligjore nga MBPZHR, në mënyrë që të sigurohet një mjedis pa korrupsion dhe i qëndrueshëm për të gjithë aktorët e përfshirë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

Projekti “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: