Skip to content

REAGIM PUBLIK

CorrWatch apelon të anulohet procesi rekrutues për Drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë përshkak të paligjshmërisë dhe shkeljes së parimeve të meritokracisë.

Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) shprehin shqetësimin e thellë lidhur me konkursin për pozitën “Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore” dhe kërkon anulimin e këtij konkursi.

CorrWatch konsideron që kërkesa e përgjithshme e paraqitur në konkurs, më konkretisht ulja e përvojës së punës është në kundërshtim me Rregulloren Nr.10/2022 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil. Më saktësisht, me konkursin e ri kërkohen së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale dhe dy (2) vite përvojë pune menaxheriale.

E gjithë kjo lëvizje dhe tendencë për zvogëlim të kritereve të përvojës lë dyshimin për kurdisje të kritereve për kandidatë të caktuar dhe gjetje nga jashtë të kandidatit preferencial që i përshtatet përvojës së zvogëluar.

Kërkesat e përgjithshme formale ku bën pjesë edhe përvoja e punës janë vendosur në bazë të nivelit të detyrave dhe përgjegjësive që ka një pozitë specifike, prandaj zvogëlimi dhe mospërmbushja e tyre është shkelje e rëndë e cila e bën të paligjshëm të gjithë konkursin dhe procesin i cili supozohet të zhvillohet në bazë të tij.

Projekti “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: