Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) shprehin shqetësimin e thellë lidhur me konkursin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv në Trepça Sh.A dhe kërkon anulimin e këtij konkursi.
Të njëjtat shqetësime janë ndarë me menaxhmentin e Trepça Sh.A, por që nuk janë adresuar. Përmes këtij reagimi, CorrWatch kërkon që ndërmarrja të anulojë konkursin për shkak të shkeljeve ligjore si dhe i njëjtit të rishpallet në bazë të kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi të cilat garantojnë proces transparencë dhe të bazuar në meritokraci.
Projekti “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.
Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.
