Skip to content

REAGIM PUBLIK

PËR RRITJE TË TRANSPARENCËS DHE PËRDITËSIMIT TË LISTËS TË PERSONAVE TË LICENCUAR PËR HARTIMIN E RAPORTEVE TË VNM-SË.

Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP, shprehin shqetësimin lidhur me mungesën e transparencës gjatë lëshimit të lejeve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe ngjallë dyshime lidhur me personat e licencuar për hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Mohimi i pjesëmarrjes aktive, mospërpuethshmëria në numrin e lejeve, mospublikimi i raporteve të VNM-së, aprovimi pa kontroll të cilësisë, mungesa e përditësimit të listës së licencuarve dhe mos hapja e konkurseve për vite radhazi, rezultojnë në mungesë të transparencës dhe krijojnë hapësirë për korrupsion. CorrWatch thërret Ministrinë e Mjedisit të përditësojë urgjentisht listën e të licencuarve, të publikojë një listë të zezë për licencat e pezulluara dhe të lëshojë dokumente relevante si dhe fton organet e drejtësisë të ndërmarrin masat e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve të ngritura.

Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: