Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), në kuadër të projektit #CorrWatch të mbështetur nga British Embassy Pristina, mbajtën Forumin Avokues me temë: “Ligji i ri për Zyrtarët Publik- Sfidat në proceset e rekrutimit”.
Pjesëmarrës ishin udhëheqësit e burimeve njerëzore nga ministritë, përfshirë edhe Zyrën e Kryeministrit.
Në forum u identifikuan disa nga sfidat e proceseve të rekrutimit me Ligjin e ri për Zyrtarët Publik, që ndërlidhen me mënyrën e zbatimin e ligjit në praktikë. Si sfida kryesore u përmendën: zbrazëtitë ligjore, afatet strikte në fazat e rekrutimit, vonesat në përshtatjen e SIMBNJ-së me procedurat e reja të rekrutimit, vonesat në krijimin e kushteve të mjaftueshme për realizimin e testimit me shkrim në formë elektronike, mungesa e kapaciteteve të DMZP-së për të mbështetur institucionet në realizim të procedurave të rekrutimit. Poashtu, mungesa e udhëzuesve, trajnimeve të njësive të burimeve njerëzore për zhvillimin e procedurave të rekrutimit, në veçanti për pozitat e larta drejtuese, mbeten problematike.