Skip to content

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, iniciativa CorrWatch e përbërë nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), me mbështetjen e British Embassy Pristina, organizuan konferencën: “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel institucional”.

🔵Në panelin hyrës morrën pjesë: znj.Albulena Haxhiu- Ministre e Drejtësisë, Sh.T z.Nicholas Abbott- Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Yll Buleshkaj- Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, znj.Krenare Sogojeva Dërmaku- Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe znj.Arbëresha Loxha Stublla, Drejtoreshë Ekzekutive e GLPS-së.

🔵Në sesionin e parë të konferencës, z. Francisco Cardona (ekspert ndërkombëtar i politikave anti-korrupsion) diskutoi për parandalimin e korrupsionit në Sektorin Publik përmes të drejtës për informim, raportimin e paligjshmërisë si dhe rëndësinë e sinjalizimit.

🔵Sesioni i dytë u fokusua te ndikimi i krimit të organizuar në institucionet publike, me z. Dardan Koçani (Koordinator për Kosovën në Iniciativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GITOC)), duke trajtuar kështu nivelin e kriminalitetit si dhe qëndrueshmërinë ndaj krimit në Kosovë, korrupsionin e organizuar si dhe ndërlidhjen e krimit të organizuar me sektorin publik dhe privat.

#CorrWatch falenderon të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të vlefshëm!

ME SHUME: