Skip to content

CorrWatch është duke organizuar punëtorinë dy-ditore

“Lejet Mjedisore dhe Ujore në Kosovë- Praktikat, sfidat dhe mundësitë”.

Në ditën e parë të punëtorisë u diskutua për barrierat legjislative në fushën e mjedisit, sfidat dhe mangësitë përgjatë dhënies së lejeve mjedisore dhe ujore. Poashtu, u trajtuan shembuj praktikë të dhënies së pëlqimeve, konkretisht të raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Në punëtori po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), komunat, shoqëria civile, mediat si dhe ekspertë të mjedisit.

Kjo punëtori organizohet në kuadër të projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP.

ME SHUME: