Mbahet Forumi i pestë i avokimit me temën: “Digjitalizimi i procedurës për aplikim për grante dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.
Konsorciumi i organizatave të Institute for Development Policy (INDEP), Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP në kuadër të projektit CorrWatch mbajtën Forumin e pestë të Avokimit për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve në fushën e dhënies së granteve dhe subvencioneve, si dhe për të identifikuar sfidat e sektorit të cilat do të shërbejnë më pas për monitorim të mirëfilltë.
Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Zyra e Kryeministrit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, Instituti Bujqësor i Kosovës si dhe Zyra Kombëtare e Auditimit. Qëllimi i këtyre forumeve është rritja e transparencës ndërinstitucionale ku theks të veçantë do t’i kushtohet monitorimit të procesit të dhënies së Granteve dhe Subvencioneve, duke identifikuar kështu disa nga sfidat e këtij sektori që lidhen me mungesën e kapaciteteve njerëzore të organeve ekzekutese, mungesën e digjitalizimit, hartimin dhe miratimi i akteve nënligjiore si dhe harmonizimi i instituticioneve përkatëse të nivelit qendror dhe atij lokal.
Projekti CorrWatch: “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikqyrjen dhe llogaridhënien e institucioneve publike në Kosovë” financohet nga British Embassy Pristina.