Skip to content

Për Procesin e Kundërligjshëm të Prokurimit Publik “Zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë”

Për Procesin e Kundërligjshëm të Prokurimit Publik Zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë - Besi – Podujevë

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përberë nga Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP, në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, shpreh shqetësimin e thellë për shkeljet e njëpasnjëshme ligjore në procesin e prokurimit “Zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë” nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (tutje: MMPHI).

Edhe përkundër rekomandimeve të KRPP-së, si dhe shkeljeve të evidentuara, MMPHI ka vazhduar jashtëligjshëm me nënshkrim të kontratave dhe operatorët ekonomik kanë filluar punën. Ne kërkojmë që të rishqyrtohen dhe të anulohen vendimet e marra në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe ju bëjmë thirrje organeve kompetente ta hetojnë këtë aktivitet të prokurimit.

Projekti “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina.

Përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

ME SHUME: