Skip to content

Vështirësitë dhe barrierat në menaxhimin e mbeturinave

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Instituti GAP, Group for Legal and Political Studies dhe Institute for Development Policy (INDEP), në kuadër të projektit CorrWatch, i financuar nga British Embassy Pristina, mbajtën sot tryezën e diskutimit me temë “Vështirësitë dhe barrierat në menaxhimin e mbeturinave“.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të Kompanive Rajonale të Mbeturinave në Kosovë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Asociacioni i Kompanive të Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës (PAMKOS) dhe akterë të tjerë.

Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte diskutimi në mes të gjitha palëve mbi vështirësitë dhe sfidat që hasen në menaxhimin e mbeturinave, përfshirë këtu komunikimin dhe koordinimin ndër-instuticional, hartimin e tarifave, inkasimin e borxheve, etj.

Instituti GAP në kuadër të konsorciumit do t’i shqyrtoj sfidat e paraqitura nga palët dhe do të vazhdojë avokimin në adresimin e tyre.

ME SHUME: