Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar sot Raportin Tematik “Transparenca dhe Llogaridhënia e institucioneve publike gjatë dhënies së lejeve dhe licencave”, në konsorcium me Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP.
Ky raport tematik, trajton sfidat dhe barrierat e institucioneve publike gjatë dhënies së lejeve dhe licencave në nivelin qendror dhe atë lokal. Krahas tyre, në këtë raport janë përmbledhur rekomandimet të cilat kanë për synim përmirësimin dhe thjeshtësimin e procedurave për marrje të lejeve dhe licencave, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet përgjegjëse.
Projekti CorrWatch: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes British Embassy Pristina. Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.