Javën e kaluar, më 7-9 dhjetor, është mbajtur punëtoria dy-ditore me temën “Prokurimi dhe Qeverisja Korporative në Ndërmarrjet Publike në Kosovë”.
Punëtoria u organizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve të ndërmarrjeve publike lokale dhe qendrore në Kosovë në fushën e prokurimit publik dhe qeverisjes së mirë. Për më shumë, qëllimi ishte edhe të diskutohen sfidat kryesore të ndërmarrjeve në këto procese, si dhe të prezantohen praktikat e mira. Në këtë punëtori, morrën pjesë zyrtarë të disa ndërmarrjeve publike në Kosovë, të Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, si dhe të mediave.
Rreth temës së prokurimit publik, u diskutuan mangësitë dhe sfidat e ndërmarrjeve në këtë proces, legjislacioni ekzistues dhe i ri, mbikëqyrja dhe procesi i ankesave, ndikimi i rritjes së çmimeve në implementim të kontratave, si dhe kontratat FIDIC.
Në temën e qeverisjes së mirë, u diskutuan parimet e qeverisjes së mirë, sistemi i kontrolleve të brendshme, strategjia e biznesit, analiza strategjike e biznesit, matja e performancës dhe struktura organizative e ndërmarrjeve.
Kjo punëtori është organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës” që financohet nga British Embassy Pristina dhe zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP.


